Berisha kundër mbylljes së TikTok: Nuk ka lidhje me ngjarjet e rënda në vend, Rama kërkon të fshehë rënien e aksioneve

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar nismën e fundit të qeverisë për mbylljen e TikTok pas ngjarjeve të rëndë në vend dhe rritjes së dhunës te të rinjtë.
Përmes një videomesazhi në TikTok, Berisha thotë se mbyllja e këtij rrjeti social nuk ka aspak lidhje me ngjarjet, por bëhet për të fshehur rënien e ndjeshme të aksioneve të qeverisë në këto rrjete sociale.
Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të vijojnë të postojnë në rrjetet sociale dhe të dalin kundër këtij vendimi të Edi Ramës.
@prof.dr.saliberisha Ndalimi i Tik Tok, akt ekstrem censure! #sb ♬ original sound – Sali Berisha
Deklarata e Berishës:
Në një akt ekstrem censure, Edi Rama informoi dje se ka vendosur të bllokojë plotësisht platformën e Tik Tok-ut. Sipas tij, ishte ky një shkak madhor i vrasjes së nxënësit në shkollë.
Mirëpo, kompania e Tik Tok informoi se, as i ndjeri Martin, as dhe vrasësi i tij nuk kishin llogari në këtë platformë.
Çfarë del? Kësaj i thonë njëlloj sikur, për të mos patur aksidente, të ndalojmë përdorimin e makinave, apo të ndalojmë përdorimin e rrugëve dhe këto janë absurditete.
E vërteta është se, Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së Tik Tok-ut vetëm e vetëm se, aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet.
Së dyti, ai nuk i blen dot këto platforma, siç blen media tjera në Shqipëri.
Dhe së fundmi, jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk toleron dot negativitetet e pasqyruara nga qytetarët në këto platforma.
Duke ju garantuar se, platforma e Tik Tok-ut do të hapet menjëherë pas zgjedhjeve, ju ftoj të dashur miq, të postoni në llogaritë tuaja të Tik Tok, por edhe rrjeteve tjera sociale, statuse në mbrojtje të kësaj platforme dhe në dënim të censorit ekstrem, narkodiktatorit Edi Rama.