E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. 

Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë. 

Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve. 

Salianji kishte ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën, duke u fokusuar te aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale. 

Pikërisht ky angazhim është parë si një aset politik, në një kohë kur opozita kërkon të zgjerojë ndikimin e saj dhe të rikthejë besimin e elektoratit. BW

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›