E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha mbërrin në SPAK, militantët protestojnë për herë të dytë kundër akuzave për korrupsion

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike do të paraqitet në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin.

Qindra qytetarë janë paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të kryedemokratit.

Ndërkohë me dhjetëra efektivë Policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.

Masa ‘detyrim paraqitje’ e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën më herët të motivuar politikisht.

Edhe vetë Berisha e ka cilësuar vendimin e SPAK si një sulm politik ndaj tij, të porositur nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se Berisha qëndroi për gati 1 vit në arrest shtëpie me akuzën për ‘korrupsion’ në dosjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›