“Berisha mbështet Albin Kurtin”, Elezi: Ai del me shiritat e LGBT-së dhe thotë jam krenar

Analisti Ibsen Elezi u shpreh se Sali Berisha mbështet Albin Kurtin, i cili del me shiritat e LGBT-së dhe thotë jam krenar.
“Nuk mund të bësh propagandë dhe të flasësh nga koha e komunizmit. Në një farë forme zoti Berisha mbeshtesin Albin Kurtin dhe del për prind një, prind dy. Ai del me ato protestat e LGBT. Madje, ky nuk është as ligj sepse nuk u lejua. Mendoj se edhe në atë kohë ishte një gabim i rëndë në atë kohë. Ajo çfarë zoti Berisha bëri në 2009 ka qenë diçka jo korrekte. Por duhet të jemi të qartë që nuk është lejuar ndonjëherë në Shqipëri koncepti i shkatërrimit të familjes. Fakti që ne e trajtojmë si temë, duam t’I ngjajmë Trump”, tha ai.
Ndërsa, gazetari Flogert Elezi theksoi se Shqipëria ka shumë çështje të rëndësishme për t’u marrë, të cilat janë prioritare dhe opozita duhet t’i ketë në listë.
“Ndryshe nga SHBA këtu te ne nuk është çështje dite, pasi kur ti bën një listë, krijon problematikat, ekonomia, shëndetësia, arsimi. Ai zotëria flet për diçka që këtu te ne nuk është temë. Nuk ekziston, si mund të protestosh për diçka që nuk ekziston. Apo po e them që t’i ngjajë Trump. Ka arritur aty ku nuk ka më për çfarë të flasë. Ka vetëm çështje që nuk kanë lidhje me vendin tonë dhe janë thjesht propagandë”./abcnews.al