E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbi 100 mijë fansa në Facebook

11-12-2012 / Gazeta 55

Faqja zyrtare e kryeministrit Sali Berisha në Facebook, vazhdon të mbetet më e klikuar nga qindra e mijëra të rinj dhe të reja, të pasionuar pas rrjeteve sociale. Për tre ditë, pasi anonçoi profilin e tij në Facebook, Berisha tejkaloi sot 100 mijë fansa. Trendi në rritje, i ndjekjes së profilit të kryeministrit në Facebook, përmes pëlqimeve (like), u vërejt që 24 orët e parë pas çeljes së saj, kur numri i ‘miqve’ të Berishës arriti mbi 30 mijë. 


Sakaq, kryeministri ka qenë tepër aktiv në profilin e tij, duke ndarë me miqtë foto jo vetëm nga aktivitetet e të përditshme politike, por edhe momente familjare. Me mijëra pëlqime (like) dhe komente kanë marrë fotot dhe statuset e kryeministrit, gjatë kohës që ai ndan momentet me të rinjtë. Bashkëbisedimi me ta ishte dhe një nga arsyet e kryeministrit Berisha për tu bërë pjesë e Facebook-ut. 


Kryeministri Sali Berisha e bëri publike faqen e tij në Facebook, gjatë takimit të tij me të rinjtë, në Ditën e Rinisë (8 dhjetor). Brenda pak orëve, u regjistrua një numër rekord klikimesh, komentesh, shpërndarjeve të fotove dhe postimeve të tij. 


Nëpërmjet Facebook-ut kryeministri kërkon të jetë më afër të rinjve dhe të rejave që përdorin këtë rrjet social. Gjithashtu, ka sqaruar se edhe faktin se profili i tij nuk ndodhet thjesht si faqe zyrtare në “Facebook”, ku njerëzit mund të bëjnë komente e pëlqime postimeve të tij, por të gjithë ata që duan mund të bashkëbisedojnë me të nëpërmjet SMS-ve në telefonin celular (duke afishuar edhe nr. celular) ose mesazhe në “Ëhatsapp”, që qytetarët mund të dërgojnë në numrin e tij të telefonit. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›