E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se tema kryesore e kësaj mbledhje ishte gjetja e provave për mos mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit.

Të dhënat e secilit prej drejtuesve duhet të paraqitet në raportin e posaçëm të Partisë Demokratike, një përmbledhje kjo që sipas demokratëve do të paraqiten të gjitha shkeljet e zgjedhjeve të 11 majit.

Kërkesa e Berishës për drejtuesit politik të qarqeve ishte theksi tek farsa elektorale që cilëson Partia Demokratike për këto zgjedhje.

Kampi blu ka bërë një draft-raport lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilën e ka dërguar në disa zyra ndërkombëtare. Ajo që dihet deri më tani është se Partia Demokratike në këtë raport cilëson zgjedhje në kushte të pabarabarta, e atë që kryedemokrati cilëson si “farsë elektorale”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›