E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mbledh emergjencen sulmon Ramen

Kryeministri Berisha zgjodhi të drejtojë vetë mbledhjen e Komitetit të Emergjencës Civile, i ngarkuar me përballimin e situatës së rënduar të shkaktuar në shumë zona të vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Në fjalën e tij, kryeministri ritheksoi se parësore për punën e Komitetit të Emergjencës duhet të jetë shpëtimi i jetëve njerëzore. Berisha vlerësoi punën e dikastereve përkatëse në përballimin e situatës dhe shtoi se të gjitha strukturat, shëndetësia për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe ushtria për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara, janë të përgatitur.

Kryeministri tha se po bëhet një punë e jashtëzakonshme për mbajtjen në funksionalitet të plotë të akseve kombëtare Moti i keqRruga e kombit, qarkullimi i vështirëMoti i keq, PD: Rama po e përdor për politikë Misioni i vështirë nga qielli dhe si shembull solli punën në Rrugën e Kombit, e bllokuar një ditë më parë për shkak të dëborës së rëndë.

Por nga mbledhja e Komitetit Berisha gjeti kohë t’u kthejë përgjigje edhe kritikave të opozitës dhe të liderit të saj, Edi Rama duke akuzuar atë se po keqinformon publikun në paraqitjen e situatës. “Rama është i vetmi që po bën korbin në Europën e mbuluar nga dëbora. Ai po dezinformon publikun për situatën”, tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›