E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh kreret e CEZ OST KESH dhe ERE

Kryeministri Berisha kërkoi nga CEZ, OST, KESH dhe enti rregullator i energjise, zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike ne zonat rurale. 
Në takimin e thirrur prej tij, ai parashtroi problematikën qё i ёshtё shprehur nga vetë fermerët,e cila lidhet me mungesën e linjave elektrike dhe furnizimin me energji. 
 “Unë kërkoj njё bashkërendim tё përpjekjeve tuaja, pёr tё ngritur nё njё nivel tё ri, cilësor, furnizimin e këtyre zonave qё po bëhen gjithnjë e mё tё rёndёsishme me kontributin e tyre nёekonominë shqiptare. Ju thirra nё kёtё takim pёr tё kërkuar nga ju njё qëndrim tёrёsisht tё ri ndaj furnizimit me energji, me cilёsi e nё parametra, tё tё gjithё Shqipёrisё rurale nё tёrёsi dhe biznesit tё saj nёveçanti E tёra kjo synon qё tё parashikohet investim, ndёrhyrje e gjithçka, pёr tё pёrmirёsuar nё maksimumin e mundshë parametrat e furnizimit me energji nё zonat rurale, qё e vёrteta ёshtё se po bёhen zona biznesi gjithnjё e mё tё rёndёsishme”, vlerësoi Berisha.
Kryeministri theksoi se veprimtaria e biznesit nё zonën rurale po rritet e fuqizohet gjithnjë e mё shumё dhe kjo kërkon qё Myzeqeja dhe zonat e prodhimit tё madh bujqësor tё konceptohen si zona prioritare biznesi Berisha kërkoi trajtim ndaj këtyre bizneseve nё zonat rurale, njëlloj  si procedohet me bizneset e fuqishme në qytet,përsa I përket furnizimit me energji.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›