E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha mbledh partitë e politikës së vjetër/ Gjikondi: Tre liderë të këtij koalicioni kanë probleme me drejtësinë

Juristjas Brizida Gjikondi thotë se koalicioni i Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit nuk jep frymëzim dhe se opozita është kthyer në qesharake

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se tre liderët e koalicionit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu kanë probleme me drejtësinë.

“Po ta shikosh, koalicioni që i ka ofruar Berisha shqiptarëve, në krye të koalicionit, janë 3 persona me probleme me drejtësinë, kanë akuzën e korrupsionit. Ke Ilir Metën në burg për korrupsion, Fatmir Mediun nën hetim për korrupsion dhe Berisha i pandehur për korrupsion. Ky koalicion vetëm frymëzim nuk të jep. Kemi një opozitë qesharake. Berisha është mësuar në 30 vite të krijojë iluzione dhe gënjeshtra. Berisha ka injoruar demokratët e shëndetshëm të së djathtës shqiptare, pazaret do i bëjë ai dhe familja e tij. Në listën e sigurtë të Berishës, është grupi anti SPAK, anti shtet ligjor”, theksoi ajo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›