Berisha mbledh qeverine per TVSH-ne

Qeveria në detyrë u mblodh, ndoshta për herë të fundit ku kryeministri Sali Berisha njoftoi përfundimin e projekt/ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
“Ligji është përgatitur prej kohësh dhe një punë e madhe është bërë nga specialistët tanë të kësaj fushe dhe nga specialistët ndërkombëtarë të kontraktuar”, tha Berisha. Kryeministri në detyrë shtoi më tej se i takon Kuventit të ri që ta votojë projekt/ligjin në fjalëm, ndërsa më pas u ndal tek kuotat për pranimin në universitetet publike në vend. Berisha tha se qeveria i qendron zotimit të saj për të hapur dyert e universiteteve për të gjithë të rintjë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet, ndërsa sulmoi edhe programin e PS-së për arsimin, i cili sipas tij synon rikthimin e praktikave të vjetra. “Dyer mbeten të hapura për të gjithë shqiptarët për të provuar ëndrrën e tyre universitare. Natyrisht, vitet që vijnë ka një platformë tjetër të qeverisë, platformë që synon rikthimin e praktikave të vjetra universitare, por platformë që ne e kundërshtojmë me të gjtiha mjetet demokratike. Do të bëjmë çmos që çdo shqiptar të ulet në bankat e universiteteve”, tha Berisha. / Top Channel