Berisha mbyll fushaten ne Diber

Kryeministri Sali Berisha mbylli fushatën elektorale në verilindje të
vendit me mitingje në Klos dhe Burrel, pjesë e Qarkut të Dibrës.
Vëmendja kryesore e Kryeministrit shkoi për punësimin, të cilin Partia Demokratike e konsideron si shtyllën kurrizore të programit të saj për një mandat të ri. "Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Klosit dhe të gjithe Shqipërisë. Të nxisim bizneset duke ulur taksat, të trefishojmë subvencionin për fermat, të ndërtojmë infrastrukturën moderne në të katër anët e Klotit, Matit, Dibrës dhe Shqipërisë. Ne jemi të sigurtë se katër vitet që vijnë Zgjedhjet 2013Votimi i të verbërve “Big Brother” për zgjedhjet shqiptare Rama: Status të veçantë për Krujën punësimi do të jetë shumë më i madh", tha Berisha. Kryeministri Berisha dha siguri per perfundimin e plote te dy projekteve kryesore ne infrastruktore per mandatin e ardhshem, njeri prej te cileve prek direkt banoret e Qarkut te Dibres. "Ne po ndertojme ne 4 anet e kesaj zone. Ju garantoj se Rruga e Arbrit bashke me boshtin e jugut jane dy projekte, te cilat ne menyre absolute do te përfundojnë gjatë 4 viteve qe vijne", tha Berisha. Ashtu, sic ka bere gjate gjithe ketyre diteve, Kryeministri Berisha njohu banoret e qarkut te Dibres, si ne Klos, edhe ne Burrel me premtimet me te reja te Partise Demokratike, te cilat kane te bejne me rritjen e ndjeshme te pagave dhe pesnioneve. "Bashkohuni me ne per te rritur rrogat e uleta ne 350 dollare, pensionet e uleta ne 150 USD, rrogat e mesueve ne 700 USD, rrogën mesatare ne 700 USD, per te dyfishuar pagesen e papunesise, per te rritur 50 per qind ndihmen ekonomike, për të ecur pra drejt mirëqënies", tha Berisha. Ne zgjedhjet e vitit 2009, Partia Demokratike mori 4 nga 6 mandate ne qarkun e Dibres, por sipas Kryeministrit Berisha, te dielen eshte momenti vendimtar qe qarku i Dibres t'u jape demokrateve nje fitore historike, duke i siguruar 5 deputete Partise Demokratike. "Ndaj dhe ju ftoj te ecim perpara se bashku. Votoni 44. Votoni fitoren, votoni te ardhmen, votoni PD, fitore!" tha Berisha. / Top Channel