E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me Sarkozi Franca mbeshtetje per vizat

Kryeministri Sali Berisha shprehet e bindur se Franca nuk do te kete qendrim bllokues per liberalizmin e vizave per shqiperine. Ne nje prononcim nga Nju jorku ku ndodhet per marre pjese ne samitin vjetor te OKB-se shefi i qeverise tha se do te mjaftonte nje analize e thjeshte e kritereve te plotesuar nga shqiperia qe Franca te jape mbeshtetjen e saj pro kete procesin shume te rendesishem per shqiptaret. Nderkohe qe gjate qendrimit ne Nju Jork Shefi i qeverise berisha u takua personalisht edhe me presidentin francez Nikola Sarkozi i cili i garantoi se seshpejti do te vizitoje vendin tone...

Une jam i bindur se ne rast se Franca me te drejte shqyrton me kujdes te gjitha standardet e realizuara Shqiperia do kete mbeshtetjen e plote te saj dhe jam i bindur qe Franca kete qendrim ka. Do te sigurohet qe standardet jane realizuar po jo vetem Franca cdo vend anetar. Kane marr tani mendimin perfundimtar te komisionit dhe pas tre ceshtjeve te shtruara ne Korrik te eksperteve dhe po bejne shqyrtimin qe une kam besim te madh qe do te jete nje pergjigje pozitive tha kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverise foli edhe per aksionin e tij diplomatik ne favor te njohjes se kosoves dhe takimit qe ka zhvilluar me lider te shteteve te ndryshme te botes...

Une shfrytezova kete rast u takova me kryeminsitrin e Bangladeshit drejtuesin e Kenias te Timorit Lindor dhe lider te tjere. Mund te them qe ekziston nje predispozite e plote per te vendosur pozitivisht. Ata me siguruan se e kane ne shqyrtim ceshtjen vijoi ai.

Gjate qendrimit ne nju jork shefi i qeverise berisha ka marre pjese edhe ne punimet e samitit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit i cili perkon me dhjete vjetorin e Samitit te shpalljes se ketyre objektivave.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›