E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me krerët e drejtësisë amerikane, Todd Blanche dhe Stanley Woodward

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Zyra e shtypit një Partinë Demokratike, njoftoi sot se, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas.

I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha sipas njoftimit të PD, takoi Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.

Takimet u zhvilluan në një prej aktiviteteve të kampit republikan në SHBA.

Për Berishën, sipas PD-së, takimi me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë amerikane përbën një prej momenteve të rëndësishme të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha u takua me Mehmet Oz, kreun e Medicare dhe Medicaid në SHBA.

“Gjatë Konventës Republikane në Dallas, me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS)”, shkruan Berisha në postimin e tij.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›