E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me kreun e Asamblese Parlamentare te OSBE Grossruck Me PS rrezik recesioni

Shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë nën drejtimin e socialistëve ia shprehu edhe mikut austriak, Wolfgang Grossruck. Kryeministri Berisha priti deputetin e Parlamentit të Vjenës, njëkohësisht president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Me një ekip qeverisës pa eksperiencë dhe me premtime antiglobaliste, PS do ta cojë Shqipërinë në recession, paralajmëroi Berisha. 

Grossruck vlerësoi reformat e ndërmarra gjatë 8 viteve të fundit dhe uroi që Qeveria e ardhshme t’i vazhdojë ato. I shoqëruar nga disa zjarrfikës austriakë, vizita e Grossruck materializoi një premtim të dy viteve më parë për asistencë dhe ndihmë logjistike për zjarrfikësit shqiptarë të Vlorës, Shkodrës, Krujës e Laçit, me vlerë prej 500 mijë euro.

Kryeministri Berisha u takua gjithashtu edhe me deputetin kosovar të LDK-së, Armend Zemaj, i cili shoqërohej nga drejtues të forumit rinor të kësaj partie. Ata kërkuan ndihmën e Kryeministrit që Shqipëria të nderonte me dekorime 13 bashkëpunëtorë të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Berisha premtoi se do të ndikonte në këtë drejtim dhe përgëzoi bashkëpunimin mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë në nderim të patriotëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›