E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha me të rinjtë në Fier: Do lehtësojmë taksat për rritjen e punësimit tuaj

Gazeta Shqip

berisha ne fierNë një takim me të rinjtë në qytetin e Fierit, kryeministri Berisha theksoi edhe një herë më shumë, se programi i mazhorancës aktuale për një zhvillim të qëndrueshëm, është i vetmi që do ti mundësojë vendit një rritje të mirëqenies në katër vitet e ardhshme.

Duke renditur një sërë masash të marra nga qeveria e tij, kryeministri theksoi se edhe sipas FMN-së, në raportin e janarit 2013, ishin reformat e thella të qeverisë, ato që bënë Shqipërinë ti rezistonte krizës ekonomike.

Programi ynë, ka në thelb të tij lehtësimin e taksave për të rinjtë, në mënyrë që tiu ndihmojë ju të hapni biznese dhe të punësoheni. Heqja e taksave për tre vitet e para, pas hapjes së një biznesi, është mënyra më e mirë për të inkurajuar rritjen e biznesit dhe punësimin e të rinjve, argumentoi Berisha.

Në këto vite, është bërë gjithçka për Shqipërinë dixhitale. Në vitin 2005, vetëm 4,8% e shqiptarëve përdornin internet, ndërsa sot të paktën gjysma kanë Facebook. Njëkohësisht, është ulur ndjeshëm çmimi për telefoninë celulare, me 3-5 herë në disa vite.

Heqja e TVSH-së për çdo lloj makinerie në bujqësi është gjithashtu në favor të biznesit, tha Berisha. Zhvillimi ynë është afatgjatë, siç janë afatgjatë arrorët dhe vizioni ynë për zhvillimin e fshatit. Siç është afatgjatë energjia e rinovueshme, që ne po zhvillojmë në të gjithë vendin me ndërtimin e hidrocentraleve.

Përpara se ti përgjigjej pyetjeve të një formati të ri, përzgjedhur nga të rinjtë që dërguan video me pyetje në Youtube, kryeministri foli edhe për projektet madhore të mandatit të ardhshëm, midis të cilëve, ai i TAP-it dhe kaskada e Devollit, që sipas kreut të ekzekutivit shqiptar, janë dy projektet më të mëdha që ka njohur ndonjëherë vendi.
14 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha me të rinjtë në Fier: Do lehtësojmë taksat për rritjen e punësimit tuaj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›