E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 160 studentëve në Durrës

Durrës, 19 korrik NOA Gjatë vizitës së tij një ditë më parë në qytetin e Durrës, kryeministri, Sali Berisha mori pjesë në  ceremoninë e diplomimit të 160 studentëve të  parë të Universitetit Aleksandër Moisiu.

Në fjalën e tij, Berisha garantoi se qeveria do t mbështesë Universitetin e Durrësit dhe të gjitha universitetet e vendit, për të zgjeruar me shpejtësi kapacitetet e tyre, për degë të reja, laboratorë e mjedise e kampuse t reja.

Për zhvillimin dhe fuqizim e mëtejshëm të sistemit arsimor, Kryeministri Berisha kërkoi një angazhim më të madh të sektorit privat. Kryeministri ftoi qarqet akademike të angazhohen në gjetjen e mekanizmave për rritjen e partneritetit me sektorin privat.

Ata, të cilët diplomohen sot për ekonomi, e kanë të qartë se sa më shumë të  zhvillohet vendit, aq më i fuqishëm dhe më gjigant të bëhet sektori privat, aq më i vogël dhe liliput bëhet sektori publik në raport me të. Ky sektor qarkullon në një orë të gjitha fondet që qarkullojnë të gjitha qeveritë të marra së bashku, në një vit. Ndaj dhe ne duhet me shpejtësi të përpunojmë mekanizmat e hapjes dhe partneritetit me sektorin privat u shpreh kryeministri.

Universiteti Aleksandër Moisiu u themelua në  vitin 2005 dhe ka 4 fakultete me 22 degë studimore, 3600 studentë  dhe një  staf akademik prej 180 pedagogësh.

Dita e diplomës është  ndër ditët më  të mëdha dhe të  shënuara në  historinë  e njeriut. Me këtë  rast, uroj që  dijet që  morët në  këtë  universitet t`i zgjeroni gjithnjë  e më  shumë dhe të shërbejnë si një bazë e fuqishme drejt horizonteve të  reja, doktoratura dhe kualifikimeve të  tjera uroi studentët Berisha.  

k.k/NOA 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›