Berisha ne Albanian Screen i ftuar ne Studio e Hapur

Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuari i veçantë në “Studio e Hapur” në Albanian Screen të martën në mbrëmje. Ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Albanian Screen dhe Presidenti i grupit “Taçi Oil”, Rezart Taçi, zëvendëspresidentja Anika Taçi si dhe drejtoresha Eni Vasili që drejton edhe programin “Studio e Hapur”.
Kryeministri ka vizituar studiot e reja të Albanian Screen, të realizuara nga një kompani prestigjioze e huaj. Kreu i qeverisë ishte në Televizionin Albanian Screen që një muaj më parë startoi me një imazh dhe një programacion të ri, vetëm 48 orë nga çelja zyrtare e fushatës për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Në “Studio e Hapur”, kreu i qeverisë foli për strategjinë që do të ndjekë Partia Demokratike, garën për Tiranën, për qëndrimin e opozitës ndaj këtij procesi. Kreu i maxhorancës është shprehur optimist se këtë herë Partia Demokratike do ta fitojë Tiranën.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 06 prill 2011 )