Berisha ne Berat premton investime

Berati ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.
Në takimin e zhvilluar me banorët e qytetit, Berisha ka kërkuar votën e tyre duke premtuar investime dhe realizimin e projekteve vendore.
“Në 4 vjet do ndërtojmë aksin Berat-Lushnje dhe do fillojmë boshtin e jugut. Ju ftoj të mos merrni me disfatën e ‘rrugës së vetme’. Ne do financojmë cdo projekt që paraqesin kryetarët e bashkive”, ka deklaruar Berisha.