Berisha ne Bruksel Rama fajtor

Kryeministri Berisha foli për mediat pas samitit të Partive Popullore Evropiane të mbajtur në Bruksel, duke përsëritur akuzat ndaj opozitës për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat.
Duke vlerësuar raportin e hartuar nga Komisioni për Shqipërinë, Berisha ka ritheksuar se tre ligjet që kërkoheshin për marrjen e statusit u mbajtën peng nga kreu i opozitës.
“KE ka bërë një raport pozitiv për Shqipërinë. KE kushtëzoi rekomandimin përfundimtar me miratimin e tre ligjeve. Por këto tre ligje janë mbajtur dhe mbahen peng nga kreu i opozitës”, ka thënë Berisha.
Megjithatë, kreu i qeverisë është shprehur i bindur se në zgjedhjet StatusiKE, konkluzionet për Shqipërinë PE voton rezolutën për Shqipërinë Prioritetet e zgjerimit në 2013 e ardhshme, të cilat konsiderohen një test jetik për të ardhmen evropiane, shqiptarët do t’i japin opozitës përgjigjen e merituar.
“Shqiptarët kanë të gjithë fuqinë dhe potencialin për të shembur çdo mur. PD është e vendosur të vazhdojë projektin e saj “Të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Evropën””, ka thënë Berisha.
Lideri i mazhorancës shqiptare ka shtuar më tej se, ka marrë garanci nga Partitë Popullore Evropiane për shqyrtimin e kësaj situate bllokimi.
Nga ana e saj, opozita deklaroi të mërkurën se për dështimin e statusit ka vetëm një fajtor dhe ai është kryeministri me qeverinë e tij.
Partia Socialiste reagoi pas akuzave të vetë Berishës duke thënë se, nga 12 detyra shtëpie që la Bashkimi Europian, qeveria realizoi vetëm 4 dhe ato falë ndihmës së opzitës.