E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Cërrik: Ramës i ka mbetur ora tek etërit e ti, koalicion me djalin e Enver Hoxhës

Cërriku ka qenë stacioni i radhës i Partisë Demokratike, ku edhe ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë.

Shefi i mazhorancës në fjalën e tij përpara qytetarëve të Cërrikut është shprehur:
Me politikën e Partisë Demokratike Shqipëria morri investime 316% më shumë se 4 vitet e tjera. 4 vitet që shkuan ne morrëm 4.2 miliard dollarë investime të huaja dhe garantuam vazhdimin e rritjes ekonomike dhe uljen e papunësisë. Ne do të krijojmë 250 mijë vend pune, sepse ne me heqjen e taksave mbi makineritë dhe kapitalet për të gjitha llojet e bizneseve, makinerive dhe imputeve të bujqësisë, hekurin dhe çimenton për hidrocentralet, tatimit mbi të ardhurat personale për punonjësit me rrogë nën 30 mijë lek, takasave për bizneset e emigrantëve, 4 vitet që vijnë Shqipëria do të marrë 6 miliard dollarë investime të huaja, u shreh Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›