E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Facebook: Ne flasim me vepra! Firmoset Kushtetuta e rregullimit të territorit të kryeqytetit

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka shkruar sot në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, në lidhje me firmosjen e Kushtetutës së rregullimit të territorit të kryeqytetit.

Të dashur miq! Sot, pas të gjitha diskutimeve, por dhe ndryshimeve të rëndësishme ligjore, unë sot firmosa Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të kryeqytetit të vendit apo Kushtetutën e rregullimit të territorit të Tiranës. Ky është Plani i Tiranës së këtij shekulli, që miratohet pasi janë përfunduar projektet dhe garantuar fondet për ndërtimin e bulevardit të ri deri në Paskuqan, si vazhdim i bulevardit Zogu i I-rë dhe krijimit të një zonë rekreative në zonën e lumit të Tiranës.

Kushtetuta e re e territorit të Tiranës funksionon mbi bazën e ligjeve që shkurtojnë kohën e lejeve të ndërtimit prej 399 ditësh, e treta më e gjatë dhe më e korruptuar në bote, standard i zotit Rama, në 45 ditë,  standard i zotit Basha dhe Partisë Demokratike. Plani i Ri u premtua 11 vjet më parë, nga ish kryetari Rama,  por nuk e bëri asnjëherë sepse i pëlqente betonizimi dhe 20%-shi i tij.

Ne jemi ndryshimi. Ne jemi zhvillimi. Përpara!!! Sb, ka shkruar kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›