E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Facebook, akuzon qeverinë e re: Ndarje torte për orekse të sëmura

Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën kryeministri në detyrë e quan, qeveria Piktori 1.

Në një postim të publikuar në profilin e tij, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj, dhe me po kaq numri i anëtarëve të saj.  Ndarjen e bërë nga Rama, kryeministri në detyrë e cilëson si ndarje të tortës për orekse të sëmura.

Duke iu referuar ndarjes së ministrive, Berisha thekson se Shkenca për qeverinë Piktori 1 nuk egziston (e gjora mori malin!); Kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt dhe 1 milion hektarë pyje mbeten jetim.

Ja se çfarë shkruan kryeministri Berisha në Facebook.

Fillim i mbarë për të luftuar krizën!

Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%!

Të dashur miq, risitë e para të qeverisë “Piktori 1″ janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!

-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk egziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim;

Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde! Sb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›