Berisha në Facebook:Uragani i Fitores drejt Fierit!
Partia Demokratike do të prezantoj sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, kryeministri Berisha fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në mitingun e organizuar në qendër të qytetit të Fierit
“Të dashur miq! Uragani i Fitores sonë elektorale të 23 qershorit feston sonte në ora 19:00 në sheshin madhështor të qytetit. Ftoj të gjithë qytetarët e Fierit të festojmë sëbashku hapjen e fushatës elektorale të fitores sonë! Përpara drej fitores shkruan Berisha.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka prezantuar deri më tani kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit.