E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Fier: Brenda 2 viteve do asfaltojmë të gjitha rrugët

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Meto Asim – Kafaraj, në qarkun e Fierit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha ka ripërsëritur se prioritet për qeverinë zhvillimi i Shqipërisë rurale.  Aika premtuar gjithashtu asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda dy viteve të mandatit të ardhshëm qeverisës.

Sot pas 8 vitesh kemi ndërtuar mijëra km rrugë ndërsa 60 % e investimeve ka shkuar për Shqipërinë rurale. Kemi asfaltuar 8000 km rrugë dhe brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm përfundojmë  të gjitha rrugët.  Ne sot inagurojmë rindërstimin e plotë të rrugës Meto Asim-Kafaraj në komunën Frakull, rrugë që lidh këtë komunë me me superstradën Levan-Damës dhe ka një gjatësi 8.4 km ndërsa vlera e saj 235 mln lekë të reja u shpreh kryeministri.

Rruga, me gjatësi 8.5 kilometër, qe eshte financim i qeverisë shqiptare, BERZH dhe BEI, me vlerë 238 milionë lekë. Kjo rruge lidh 5 fshatra të komunave Frakull dhe Levan me njëra – tjetrën, por edhe me luginën e Vjosës dhe autostradën Levan – Tepelenë.

Segmenti i ri rrugor Meto Asim – Kafaraj është i pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës. Fermerët e kësaj zone, të njohur për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre jo vetëm në tregun e Fierit, por edhe në tregun e Vlorës.

Ky investim shkurton kohën e udhëtimit 3 herë krahasuar me atë përpara rikontruksionit të rrugës, duke lehtësuar gjithashtu lidhjen me qendrat administrative, shërbimet arsimore dhe ato shëndetësore. Me këtë investim, infrastrukturës rrugore të rrethit të Fierit i shtohet edhe një unazë që lidh rrugën Cakran – Qafë e Koshovicës me autostradën Levan – Tepelenë, duke i dhënë më shumë frymëmarrje lëvizshmërisë së mjeteve drejt Vlorës dhe Tepelenës.

vijon….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›