E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Fier Me shume mireqenie

Partia Demokratike ka mbajtur pasditen e së hënës një miting elektoral në Fier, me kryeministrin Berisha që ka deklaruar se synimi i tij në katër vitet e ardhshme do të jetë rritja e mirëqënies për çdo qytetar.

“Në mandatin e ardhshëm rrogat minimale do të rriten në 350 dollarë. Në katër vitet e ardhshme rrogat e mësuesve do të rriten në 700 dollarë”, ka premtuar Berisha. Rinia ka qenë një tjetër kategori të cilës shefi i qeverisë shqiptare i ka bërër një seri premtimesh. “Garantojmë të reja dhe të rinj në shkollat e mesme se do hapen degë profesionale, sikundër do hapen shkolla të tjera. Për çdo të ri qeveria do të paguajë Zgjedhjet 2013KQZ nxjerr jashtë medianBrukseli: Bëni zgjedhje me standarde Topi: Zgjidhim çështjen e pronës kontributet për 3 vjet. Qeveria do të financojë kualifikimin tuaj falas në çdo sipërmarrje që do të shkoni. Qeveria për të gjithë të rinjtë me profesion do garantojë punësim”, ka thënë Berisha. Një tjetër garanci e kryetarit të PD ka qenë dyfishimi i pagesës për të papunët, si dhe krijimi i 250 mijë vendeve të reja të punës në 4 vitet e ardhshme. Më tej, zoti Berisha iu është drejtuar pensionistëve, të cilëve u ka premtuar rritje të pensioneve dhe mbulimin e një seri zhpenzimesh të tyre. “Në katër vitet që vijnë nuk do ketë pension nën 150 dollarë. Qeveria do marrë përsipër 100% shpenzimet për ilaçet shëndetësore të pensionistëve, do subvencionojë transportin urban dhe interurban për pensionistët, do miratojë ligjin për statusin e pensionistit dhe do përballojë me buxhetin e saj 90 për qind të të gjitha shpenzimeve të tyre”, ka shtuar Berisha. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›