E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Fier: Rama shkelmoi statusin njësoj si marrëveshjen me Petro Koçin

Kreu i Partisë Demokratike ka celur mbrëmjen e sotme fushatën elektorale në qarkun e Fierit, ku dhe prezantoi skuadrën e tij të deputetëve për garën e 23 qershorit. Nga qyteti, me Këshillin e të cilit opozita e kushtëzoi me bllokimin e tre ligjeve në parlament, lideri i mazhorancës Sali Berisha akuzoi kryesocialistin Rama si shkelmues të ëndrrës dhe të ardhmes europiane të shqiptarëve.

Qytetarë të komuniteteve që përbëni këtë qytet të mrekullueshëm. Ndjehem i nderuar dhe mirënjohës ndaj jush për këtë pritje të përzemërt. Kam nderin tu paraqes kandidatët për deputetë për kët qark, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për tu dhënë fjalën se këta do të jenë përfaqësuesit jo të PD, por tuajt, të cdo qytetari, interesave fisnike.Do bëjmë gjithcka tu japim përgjigjen më të mirë interesave tuaja, problemeve tuaja, unë e di se këto vite sëbashku kemi arritur ndryshime të mëdha, të pamohueshme , në këto vite me përkushtimin tuaj ne ia dolëm të marrim pasaportën më të shkëlqyer të historisë sonë, anëtarësimin në NATO. E dimë që e ardhmja më e bukur për ju është të shihni veten qyetarë të BE. Në vlerësimin tim nuk ka ëndërr më fisnike se kjo. KE la tre ligje për tu miratuar për të cilat me ndërmjetësimin po të tij ishte rënë dakord për ti kaluar. Lideri i opozitës mori përgjegjësinë të shkelmojë mbi një interes jetik të qytetarëve me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Kocin. 23 qershori vjen, të gjithë sëbashku do të dimë të votojmë për të ardhmen tonë europiane, për statusin kandidat, hapjen e negociatave në BE tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›