E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kamëz: Mos u mashtroni, Rama simbol i gënjeshtrës dhe pabesisë

Spostimi drejt fundit të fushatës elektorale ka ndezur akuzat mes palëve. Kryeministri Berisha ndërsa përmbylli fushatën elektorale në Kamëz, ka ftuar qytetarët të bmos bien viktimë e mashtrimit të një politikani si Rama, që sipas tij do kujtohet në histori si gënjeshtar i indur dhe simbol i pabesisë.

Ju bëj thirrje, mos lejoni veten të mashtrohet nga një njeri i cili do mbetet në memorien e politikës së pari si gënjeshtari i lindur, së dyti si njeriu që në cdo tribunë është i detyruar të betohet se nuk do tradhëtojë kurrë se është simboli i pabesisë në cdo gjë. Erdhi këtu dhe ju tha se nuk ju ka thënë çeçenë dhe shpellarë, e harroi këtë dhe ju tha se jeni shpellarë në shpellën e Saliut. Ju jeni krenaria juaj. Nëqoftë se një banor i Kamzës, Paskuqanit tregon vetëm një të mirë që u ka bërë përvec se përcmimit Edvin Kristaq Rama, atëherë le ti besojnë tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›