E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Klos: Hapim furrnaltën e kromit. Prej jush presim 5 mandate

berisha-mitinguDibër- Edhe tre ditë na ndajnë nga 23 qershori, ndërsa partitë politike po zhvillojnë mitingjet përmbyllëse në të gjithë zonat e vendit. Sot kryeministri Sali Berisha është ndalur në Klos, ku ka kërkuar votën e qytetarëve duke premtuar se PD-ja në katër vitet që vijnë do të bëjë gjithçka për punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Duke folur para simpatizantëve shefi i ekezekutivit deklaroi se zona e Bulqizës dhe Klosit ka sasi të mëdha mineraresh, duke premtuar hapjen e furrnaltave të kromit në këtë zonë.

Të bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve të Klosit dhe Shqipërisë. Të nxisim bizneset duke ulur taksat. Të shtojmë mbështetjen për fermerët. Të ndërtojmë infarstrukturën moderne në të katër anët e Klosit, Matit, Dibrës dhe Ship. Në katër vitet që vijnë, do të ndërtojmë sistemin vaditës më modern, më të mirë. Do bëjmë të shfrytëzohen të gjitha potencialet turistike të Klosit dhe Shqipërisë. Burimet natyrore do të jenë me vlera për ju. Studimet tregojnë rezerva të mëdha kromi në këtë zonë, dhe ne do hapim furrnaltën e kromit dhe të rrisim kapacitetin shkrirës. Fabrika e pasurmit është nga më të mëdhatë dhe do të punësojë një numër të madh punëtorësh. Në rrethin e Matit, Peshkopisë dhe Bulqiz janë duke u ndërtuar dhjetra hidrocentrale. Këto hapin më mijëra vende pune,- tha kryeministri.

Më tej ai deklroai se e gjithë Shqipëria pret mandatin e pestë të PD-së në këtë zonë, ndërsa deklaroi se vota për PD-në, do të sjellë integrimin në Bashkimin Evropian.

Ruga e Arbrit dhe boshti i jugut janë dy projekte që do përfundojnë gjatë katër viteve që vijnë. Ndërkohë po ecim edhe drejt Qafshtamës dhe Rrëshenit. Faktikisht u bë një nyje e rëndësishme transporti. Do ndërtojmë ujësjellësa. Të votojmë për mirëqenie më të madhe, punësim më të madh, integrimin e Klosit dhe Shipërisë në BE,- vijoi ai.

Në përfundim kreu i PD-së deklaroi se gjatë mandatit të tretë qeveria do të bëjë realitet të gjitha projektet e premtuara deri më tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›