E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në Kongresin e CDU-së në Gjermani, takon kandidatin për kancelar: Ogur i mirë për fitoren e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme ka marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU të Berlin.

Gjatë këtij kongresi, Berisha është takuar me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Berisha: Me Kacelarin e ardhshem te Gjermanise Friedrich Merz! Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.  

Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës.

Kjo është vizita e parë jashtë shtetit e Sali Berishës që kur atij iu hoq masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Për këtë vizitë kreu i Partisë Demokratike mori leje në SPAK, pasi do të duhej që ditën e sotme të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve të tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›