E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Laprakë: Përurim punimesh çdo javë, deri në fitoren e 2013-tës

Tiranë, 31 korrik NOA Foto update Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e rrugëve të brendshme të lagjes Laprakë në Tiranë.

Me një financim të Kooperacionit Italian prej 3 milionë eurosh, përfundimi i 13 rrugëve që kapin një gjatësi prej 7 kilometrash, u përshëndet edhe nga ambasadori Italian Saba DElia.

Ju përshëndes përzemërsisht dhe me mirënjohjen më të thellë përulem për mbështetjen e madhe që na keni dhënë, inkurajimin e madh që ju keni bërë, shpreh kënaqësinë që ndajmë sot gëzimin e përfundimit të një projekti, investim bujar i qeverisë mike italiane dhe i zbatuar nga një firmë serioze italiane, Vëllezërit Salini, në të cilën Lapraka ka sot një infrastrukturë realisht, krejtësisht tjetër dhe të re, si në sistemin e saj rrugor, në kanalizime, në sistemin e furnizimit me ujë, telefoninë dhe të gjitha shërbimet u shpreh Berisha para banorëve të Laprakës.

Çdo ditë dhe çdo javë do të inaugurojmë fillim punimesh dhe përfundime punimesh të rrugëve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, të shkollave, sistemeve të vaditjes dhe shërbimeve të ndryshme dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri ditën e fitores së ardhshme më 2013.

Është e qartë si drita e diellit, se ky vend ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë, se ky vend ka nevojë për rrugë dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shkolla dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për ujësjellës kanalizime dhe ne po i ndërtojmë; ka nevojë për shërbime dhe ne po i ngremë ato; ka nevojë për turizëm dhe vjen gjithnjë në rritje; Shqipëria ka nevojë për zhvillim dhe ne së bashku pikërisht këtë po bëjmë shtoi më tej Berisha.

Sipas tij, qeveria do të angazhohet gjatë mandatit të ardhshëm që të krijojë në këtë vend mbi 160 mijë vende pune.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›