E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Përmet: Zero tolerancë analfabetizmit

Kryeministri Berisha po zhvillon sot një tur përurimesh dhe aktivitetesh në jug të vendit, në qytetet Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë.

Mëngjesin e sotëm ai ka marrë pjesë në inagurimin e shkollës 9-vjeçare Meleq Gosnishti në Përmet ku vizitoi edhe klasat dhe laboratorët e matematikës dhe ato të frëngjishtes.

Në fjalën e tij kryeministri ritheksoi se arsimi mbetet një nga prioritet kryesore të qeverisë ndërsa shtoi se janë bërë hapa përpara si për ndërtimin e shkollave ashtu edhe për rritjen e rrogave të mësuesve.

Shefi i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e opozitës në lidhje me deklaratat e tij për arsimin dhe pagat e mësuesve.

Arsimi është një nga prioritetet madhore të qeverisë. Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar dhe rindëruar 1300 shkolla në të gjithë vendin. Mësuesi ka rol kryesor në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Atyre, që krahasojnë mësuesit me 100 vite më parë,u them të vijnë të ndjekin një orë mësimi.  Atyre njerëzve u them se i ka mbetur ora 100 vjet mbrapa,duke fyer mësuesit e vendit është shprehur kryeministri.

Gjithashtu kreu i qeverisë shtoi se do të bëhet gjithçka për të luftuar analfabetizmin dhe për të rritur cilësinë në shkolla.

Të vazhdojnë garën e dijes së bashku dhe do bëjmë gjithçka që çdo fëmijë të ndjekë shkollën duke treguar  zero tolerancë ndaj analfabetizmit. Vendi ynë sot ka nivelet më të larta të ndjekjes së shkollave. Shpreh nderim për mësuesit dhe i garantoj ata se do të mbështesim përpjekjen e tyre për arsim cilësor shtoi kryeministri

Shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet është një investim prej 60 milionë lekësh nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›