E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha në SPAK – Andoni: Po funksionin si personazh historik, por po mbahet me element politik

Analisti Ben Andoni ka deklaruar në “Ekspres” që SPAK duhet të ketë më shumë kurajo për të vepruar dhe të hetojë sa më shpejt dosjet e përfolura sikurse është dosja për Inceneratorët, dosja për PPP-të, koncesionet në shëndetësi, dosja “Partizani” dhe të tjera.

Mungesa e kësaj kurajo dhe kompleksi që tregojnë prokurorët e SPAK për politikanët që i kanë votuar, sipas tij, qoftë dhe në rastin Berisha, ka bërë të mundur që  ish-kryeministri ta shfrytëzojë këtë për hir të egos së tij politike.

“Unë mendoj se Berisha ka shkuar me “hir” sot në SPAK sepse ishte shtyrë për një javë shkuarja e tij për të dëshmuar.  Në postulatin e famshëm që drejtësia duhet të jetë e barabartë për ë gjithë sot mund të themi që është respektuar por gjithmonë ka vend për interpretim sepse jo vetëm ana procedurale e cila do të duhej më protokollare, pak më e ashpër, për të treguar mantelin e drejtësisë”, tha Andoni

 Sipas tij, “Berisha mund të them që ai funksionin si personazh historik dhe mbahet me element politik. Ai po bënë një gabim duke qenë paradoksal në paradokset e tij duke përdorur një fjalor të papranueshëm por dhe aspak të barabartë për atë target që mendon që ka , përball hetuesve që e kanë marr në pyetje”.

Por komplekse dhe mos respektimi protokollar në detaje bërë që të shtyheshin proceduralisht gjithë ky proces i marrjes në pyetje të z. Berisha.

“Ky moment i’u dhurua z. Berisha.  Që në momentet e para duhet të shkonte para drejtësisë dhe të artikulonte gjithë narrativen e tij politike.  Berisha duhet të tregonte dhe peshën e vetë jo vetëm atë që ai përfaqëson por dhe sistemin e drejtësisë për të ngritur disi, si person që e ka votuar këtë sistem drejtësie”.

Andoni është i mendimit se ende njerëzit e drejtësisë nuk janë të shkëputur nga ata politikanë që i çuan ata në trupën përbërëse të SPAK

“Ajo që po ndodh me Inceneratorët, PPP-të në shëndetësi, tregon që SPAK nuk është i shkëputur sepse po zvarriten këto çështje dhe po zgjaten shumë hetimi i dosjeve. Ndaj dhe Berisha po e shfrytëzon këtë, por është shumë  e vogël për oreksin e tij politik”, thekson ai.

Sipas tij, ky është momenti që sistemi i drejtësisë të provojë respektin që kanë shqiptarët për ta.

 “Politika e ka çuar vendin tonë deri këtu, tani është drejtësia dhe pushtetet e tjera që të tregojnë pjekuri dhe ndërgjegje për të mos pasur komplekse inferioriteti sikurse kanë një pjese për Sali Berishës. Duhet të duan vendin e tyre dhe të mos kenë frikë.   Ekonomia është ajo që mund të zëvendësoje elitat politike dhe vlerësimet ndaj saj kur ata janë në pushtet”, tha ai.

Gjithashtu Andoni kritikon dhe qasjen që ka z. Berisha dhe njerëzit e tij për ngjarjen e 21 Janarit dhe pasojat që solli kjo datën.

“Berisha duhet të ishte më modest dhe i përulur për pasojat e 21 janarit.  Është një thirrje që historia nuk ta harron lehtë, ndaj duhet të kishte një brerje ndërgjegjeje”.

Më pas z. Andoni u ndal dhe te analiza për Kreun e PD-së, Lulzim Basha, që sikurse ai theksoi, ishte për t’u vlerësuar tërheqja e tij taktike por mënyra se si po sillet tashme, dhe në mungesë të strategjie e ka bërë atë një personazh sikur po drejton një opozitë në një Shqipëri me kushte ideale.

“Basha është ngatërruar me këmbët e veta. Mendoj se duke u tërhequr do ishte zgjedhja më emirë.  Por ai po sillet sikur ai dhe Shqipëria është në kushtet ideale, kur në fakt është e kundërta.   Nuk besoj se z. Basha mund të ngre frymën te populli opozitar.  Basha po bënë veprime për të larguar vëmendjen nga situata. Shumë mirë që flet z. Basha për situatën në Kosovë, por ai duhet i bënte thirrje që të mblidhej dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të flitet, sepse një gjë që mund të ndodhi në Kosovë, para se të përfshijë NATON do përfshi Shqipërinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›