E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në SPAK, Braho te Dumani/ Ish kryeministri shkon në prokurori për masën “detyrim paraqitje”

Sali Berisha shkoi sot në SPAK për masën detyrim paraqitje, ndërsa gjyqi ndaj tij po zvarritet me shtyrje të njëpasnjëshme për shkak të mungesave të avokatëve e gjyqtares.

Ish kryeministri i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish kompleksit Partizani, ka sulmuar vazhdimisht kreun në ikje të SPAK, Altin Dumani ndërsa nuk ka pritur mirë as kreun e ri të sapozgjedhur.

Altin Dumani zhvillon sot një takim me pasuesin Klodian Braho, në ditët e fundit para mbarimit të mandatit dhe dorëzimit të detyrës së shefit të Prokurorisë së Posacme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›