E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në SPAK, zbulon shënimin që la në Prokurorinë e Posaçme: Dumani mashtrues publik i rangut më të lartë

Sot në orën 10:00, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, të vendosur nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm.

Gjatë paraqitjes së tij, Berisha la një shënim ku akuzoi rëndë Altin Dumanin, duke e quajtur “mashtrues publik i rangut më të lartë”, dhe duke e krahasuar me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh:

Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim:

“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”.

Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova.

E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›