E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne TropojeRama si Haxhi Qamili

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha eshte rikthyer sot ne vendlindjen e tij Tropoje. Udhetimi drejt verilindjes Kukes Has dhe Bajram Curri ka qene teper i shkurter per kryeministrin vetem 4 ore gjate se ciles inauguroi disa akse rrugore si dhe takoi banoret e zones. Gjate kesaj kohe kryeministri percolli thirrjen ndaj opozites per te hequr dore nga bllokimi i reformave sepse do marre pergjigjen e merituar

BLLOKIMI DON KISHOTESK
Askush me mire se shqiptaret nuk dine tu japin pergjigjen atyre qe duan ti bllokojne ne rrugen e tyre. Asnje socialist asnje pa parti nuk ka votuar dhe nuk voton kurre qe ligjet e integrimit te mos votohen ne parlamentin shqiptar. Kjo nuk ndodh kurre as ne parlamentin e Beogradit ku jane te ulur armiq te eger te progresit dhe te Evropes- deklaroi kryeministri Berisha nga komuna Bytycit Tropoje.

Kreu i qeverise shkoi me tej duke i cilesuar perpjekjet per te penguar procesin e integrimit si don Kishoteske Ndersa gjate fjales se mbajtur ne Has akuzoi Ramen se po perdor voten e popullit per te mbajtur te bllokuar ligjet me 3/5 ne parlament dhe e quajti Don Kishot i cili do te perfundoje ne koshin e historise

I bej thirrje opozites qe te heqe dore nga bllokimi se te denosh femijet e shqiptareve per hir te karriges personale apo te denosh femijet e shqiptareve se ty te kane denuar qytetaret e Tiranes kjo eshte shume amorale. nenvizoi kryeministri.

Berisha tha se perballe alternatives se qeverise se tij per nje Shqiperi te zhvilluar opozita eshte alternativa e shpifjeve e trillimeve e kujtimeve te pensionit

RAMA SI HAXHI QAMILI
Duke iu referuar kreut te opozites Edi Rama kreu i qeverise beri te qarte se ai u denua nga qytetaret e Tiranes te cilet ashtu sic i dhane Haxhi Qamilit ate qe meritonte..nxorren ne pension politik Ramiz Aline....Ishin ata te cilet ne maj te ketij viti ne krye te shqiptareve nxoren ne pension politik Edi Ramen dhe i thane - shkruaj memorie. Po vellezer dhe tani i semure nga virusi i Blushit po shkruan vellimet e Moisiut.

Eumlshte shume here me mire te ulemi dhe te miratojme ligjet qe kerkohen per integrim sesa te shkruaje vellimin e 4 apo te 5 te kujtimeve te Moisiut apo te ndonje tjetri. Nuk ka cte beje- vazhdoi me tej kryeministri- kur nuk shkruan njeri per te do shkruaje ai per veten e tij.

INVESTIMET
Kryeministri mori pjese ne inaugurimin e perfundimit te punimeve te rruges Kam ndash Golaj segment i rruges Bajram Curri ndash Has. Rruga eshte investim me vlere 754 milione leke me gjatesi rreth 20 kilometra dhe gjeresi 4 meter u vjen ne ndihme 8500 banoreve te fshatrave te kesaj zone duke i lidhur ata me Krumen. Brenda vitit qe vjen kryeministri premtoi perfundimin e punimeve ne rrugen Krume ndash Kukes. Segmenti tjeter rrugor i inauguruar eshte Rragam-Kam me gjatesi 31 km gjeresi 6 metra dhe vlere investimi 811 milion leke. Ajo lidh komunen e Bytycit me akset kombetare te vendit.
Kryeministri i ka bere thirrje banoreve tee mbjellin sa me shume drureve frutore krijimin e plantacioneve duke premtuar dhe subvencionimin e tyre.

BERISHA DHE TROPOJA
Pergjate 21 viteve ne politike Sali Berisha e ka vizituar 5 here vendlindjen Malesine e Gjakoves. Hera e fundit qe kreu i qeverise udhetoi drejt Tropojes ishte pikerisht me 16 qershor te vitit 2009 ne kohe fushate elektorale dhe vajtja e tij atje mbushte vakumin e 12 viteve mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›