E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Vlore i kthen shpinen Monumentit te Pavaresise

Kryeministri i Shqiperise njekohesisht dhe kryetari i Partise Demokratike zhvilloi sonte nje miting elektoral permbylles ne Vlore duke i dhene mbeshtetjen e plote kandidatit Ardi Kollozi.

Berisha mberriti rreth 30 minuta me vonese ne mitingun e organizuar ndersa gjate fjalimit te tij i ktheu shpinen monumentit te pavaresise ku skena ishte vendosur jo si zakonisht ne sheshin e lartem te monumentit por ne rrugen para monumentit.
Shume femije te cilet merrnin flamujt e benin xhiro me biccikleta ne cep te skenes se podiumit nderkohe qe nje furgon i bardhe me targa Tirana shperdante flamuj te PD-se dhe flamurin kombetar qe u jepeshin femijeve te cilet me pas i hidhnin kraheve e luanin me to.

Truprojat e kryeministrit nuk i lejonin femijet te kalonin nga nje krah i rruges ne tjetrin ndersa Berisha dhe eskorta e tij ndaluan vetem pak metra nga podiumi ku u mbajt fjalimi. Kandidati per kryetar Ardi Kollozi shoqerohej nga deputeti Astrit Patozi dhe Dashamir Tahiri. Nje burre me te bijen e mitur nuk u lejuan nga truprojat qe ti jepnin nje tufe me lule blu kandidatit per bashkine si dhe vete kryeministrit por u shtyne prej tyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›