E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne panair Shitja e librit lakmus i deshires per art dhe kulture

Tirane 15 Nentor NOA - Kryeministri Berisha vizitoi sot panairin e 13 te librit Tirana 2010 ne Pallatin e Kongreseve i cili sponsorizohet per te tretin vit radhazi nga agjencia e Lajmeve NOA.

Kryeministri Berisha duke u ndalur ne stendat e panairit ku ne edicionin e ketij viti marrin pjese 80 subjekte botuese shprehu kenaqesine per vemendjen ne rritje per librin ne vend cka deshmon ambicie pozitive te qytetareve per art dhe kulture por edhe entuziazemte ekonomise se vendit.

Ne nje prononcim per mediat pas vizites ne panair kyeministri Berisha u shpreh se do qe ti pershendese te gjithe shtepite botuese shkrimtaret perkthyesit e organizatoret e ketij panairi te fuqishem nder me te medhenjte dhe me modernet per librin ne historine e vendit. Kenaqesia ime ishte e madhe kur mesova se shitjet e librit kete vit kane qene disa here me te medha se vitin e kaluar.

Shitja e librit eshte nje lakmus i ambicies pozitive te qytetareve per art dhe kulture por nga ana tjeter duhet te jemi te hapur eshte dhe nje lakmus i entuziazmit te ekonomise se vendit. Me kete rast dua te pergezoj autoret. Natyrisht une do lexoj Mosmarreveshjen e Ismail Kadarese dhe nje seri veprash te tjera. Do te lexoj edhe Hirin e vullkanit me autorin e te cilit isha Bruksel. Mua me frymezoi Brukseli ndersa ate e frymezoi Islanda. Ne rrugen e beme bashke por frymezimet i patem te ndryshme. Por pavaresisht vullkani perben nje force pa diskutim frymezuese tha Berisha.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›