E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne qeveri Edhe lagunat me statusin e Parkut Kombetar

“Nuk ishte betejë me bronxet, por betejë me diktaturën. Ishte dita e kurajos më të madhe në histori, dita e gëzimit më të madh”- Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar 20 shkurtit, datës së rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës.
Duke shprehur nderimin për të rënët e pavdekshëm për lirinë që gëzojmë ne sot, kryeministri tha se 20 Shkurti shënon edhe fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe hapjen e rrugës së realizimit të ëndrrave të lirisë së shqiptarëve.
“Enver Hoxha që do ta quanin Hitlerin e pasluftës e shndërroi Shqipërinë në kombin më të skllavëruar, më të varfër. E shndërroi Shqipërinë në vendin e burgjeve dhe e kampeve të përqëndrimit më të shumta dhe viktimat e regjimit ishin më të mëdha se në të gjitha vendet komuniste përveç Bashkimit Sovjetik” -shtoi Berisha.

Qeveria mbron kurorën e gjelbër të Tiranës 
Qeveria i kushtoi nje vëmendje të posacme mjedisit, duke marrë vendime që garantojnë mbrojte më të mirë të pasurisë kombëtare në këtë fushë. Pasi njoftoi vendimin për shpalljen park kombëtar të kompleksit të Butrintit, Kryeministri kërkoi që një status të tillë të përfitojnë edhe lagunat, per vlerat e posaçme që bartin.  Me propozim të ministrisë së mjedisit u vendos për marrjen në mbrotje të kurorës së gjelbërt të Tiranës. Një ndër vendimet e qeverisë ishte shtimi i një fondi prej 550 mijë  eurosh , në  buszhetin e ministrisë ekonomisë. Nga kjo shumë 350 mijë euro do të përdoren për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a. shuma tjetër do të financojë përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.
Heqja e TVSH-së për bagëtitë racore
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha njoftoi edhe përjashtimin nga TVSH-ja për të gjitha bagëtitë racore që importohen, me qëllim nxitjen e përmirësimti racor.
“Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financve po shqyrtojmë me hollësi dhe po zgjerojë listën e përjashtimeve nga tvsh edhe të produkteve mallrave të tjera, të cilat kanë një impakt të ndjeshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e fermave në Shqipëri. Të përjashtohen nga TVSH të gjitha bagëtitë racore që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështimin e racave më të mira të Europës. Kjo bëhet me qëllim që të nxisim përmirësimin e racor, i cili është një realitet i madh”- vijoi kryeministri.

Berisha akuza Ramës për taksën progresive
Kryeministri ka vijuar sërish akuzat ndaj kreut të selisë rozë përsa i përket deklaratave të tij për taksën progresive.
“Dallon si nata me ditën me konceptin tjetër që dhe dje faktoi se është skllav i thjeshtë i dajos së tij. Le të thotë sa të dojë se nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën progresive është i biri i tij direkt. Nuk është shpikje e Kolekës, është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka dhe ky zotëri në vend që t’i largohet e mbron me çfarë argumenti: me një mashtrim të shumëfishtë: u thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njëlloj si kryeministri”- tha kreu i qeverisë.

Berisha kundërshtinë e tij ndaj kësaj takse e bazon në studimet që faktojnë se kjo taksë shkatërron mijëra vende pune dhe nxit evazionin fiskal.
Ai u zotua se në mandatin e ardhshëm qeveria do të mbajë nën kontroll borxhin dhe do të vijojë rritjen e rrogave e pensioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›