E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne samitin e NATO-s

Nisi nё Çikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe ne perberje te tij jane zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtare te tjere te larte.

Kryeministri Berisha gjate pritjes zyrtare te kryetareve te shteteve dhe qeverive, ne McCormick Place, u takua me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidentin e SHBA-se Barack Obama. Me pas, Kryeministri Berisha mori pjese ne sesionin e hapjes se mbledhjes se Keshillit te Atlantikut te Veriut.

Para nisjes se tij, u perkujtuan me nje minute heshtje ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyres, gjate operacioneve te Aleances. Mbledhja u hap me fjalen e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s Rasmussen dhe fjalen pershendetese te Presidentit Obama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›