Berisha nesër Kryeministër, PD, gati të dërgojë tek presidenti emrin

Betimi i deputetëve në seancën e së martës pritet t'i hapë rrugë edhe zyrtarizimit të Sali Berishës si kryeministër i vendit. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se pas konstituimit të parlamentit, ditën e mërkure PD nëpërmjet një shkrese zyrtare do t'i çojë Presidentit të Republikës emrin e liderit të saj, Sali Berisha si kryeministër i vendit. Kjo shënon edhe hapin e parë drejt mandatit të dytë të Sali Berishës si kryeministër.
Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Burime nga presidenca bëjnë të ditur se janë në pritje të propozimit zyrtar të koalicionit të djathte, i cili do të pasohet edhe nga dekreti për emërimin e kryeministrit .
Nga ana tjetër vetë Sali Berisha pas emërimit në postin e kryeministrit sipas nenit 97 të Kushtetutës i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Kështu që kryeministri ka pak më shumë se 10 ditë kohë për të ndarë mes demokratëve 10 karriket ministrore që i kanë mbetur pas marrëveshjeve me aleatët.
Pavarësisht shumë zërave që qarkullojnë, ajo që dihet me siguri janë pozicionet e kupoles drejtuese të PD-së. Përveç Sali Berishës i cili është kryeministër i vendit dihet tashmë që nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli do të vazhdojë të drejtojë parlamentin, nënkryetari tjetër i PD-së, Astrit Patozi do të jetë sërish sipas statutit kryetari i grupit parlamentar, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i parties, Ridvan Bode do të vazhdojë të drejtojë financat .