E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha nga Athina: Nëse vij në pushtet do të firmos “Marrëveshjen e Detit” me Greqinë

Nga Athina, në një takim me shqiptarët që banojnë në kryeqytetin grek, Sali Berisha garantoi se nëse vjen në pushtet do të firmosë Marrëveshjen e Detit që është rrëzuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse palët bien dakord sipas kushteve të dakordësisë së 2009-s, që u firmos nga qeveria Berisha, Shqipëria do të duhet t’i japë Greqisë, 12 milje të detit Jon.

“Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira. Unë ju them këtu vëllezër dhe motra, ajo është marrëveshja më e mirë që ka firmosur Shqipëria ndonjëherë me fqinjët e saj. Natyrisht do të ishte absurde që të firmosej një marrëveshje që Greqia të humbiste dhe Shqipëria të humbiste. Ja pra që ka një marrëveshje kur fitojnë të dy palët dhe nëse kishte marrëveshje që fitonin të dy palët ishte marrëveshja që bëmë ne për zonat ekonomike dhe detin”, u shpreh kreu i PD.

Berisha i doli në mbrojtje Fredi Belerit, që u arrestua në flagrancë duke blerë vota 48 orë para se të garonte në vendoret e 14- majit, duke thënë se Rama i vodhi mandatin.

“U bë gara për pushtetin vendor. Opozita kandidoi Fredi Belerin në Himarë. Edi Rama e kishte ftuar Fredi Belerin për ta afruar, por Beleri kishte pikëpamjet e tij të qendrës së djathtë dhe nuk mund të devijonte qëndrimin e tij. Tani ky do ta mbulonte me nacionalizëm grabitjen e mandatit të Belerit. Çfarë qëndronte mbrapa? Ta dini ju, ta dinë shqiptarët dhe e gjithë bota. Kanioni i Gjipesë”, tha Berisha.

Sërish, lideri demokrat bëri përgjegjës Ramën për largimin e 45 % të shqiptarëve nga atdheu, duke u bërë thirrje atyre që jetojnë në Greqi, ta votojnë në 11 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›