E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha nga Puka: Rama vëlla me Vuçiç, kandidati i PS iu futi ‘thonjtë në fyt’ qytetarëve

Qytetarët sot sipas ish-kryeministrit Sali Berisha drejtohen nga një antishqiptar që i shërben Serbisë, ndaj thirrja që ju bën për 14 majin është që të ndryshojnë të ardhmen e tyre duke votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

“Edi Rama nuk thotë që Shqipëria pa Kosovën në be nuk ka kuptim, por që pa serbinë nuk ka kuptim. Pikërisht pse është antishqiptar, analizoni pak qëndrimin që mban ndaj këtij shpopullimi të tmerrshëm, ndaj këtij shkretimi që s’e ka shkaktuar asnjë luftë, asnjë pandemi. Të marrim thotë nga Bangladeshi, ikni ju. Se këtë vend do ta bëj vendin e hajnave, të kriminelëve.”

Gjatë gjithë viteve të tij në pushtet, për Berishën, Edi Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vjedhur. Në kohë krize, shtoi ish-kryeministri, për qytetarët nuk pati mbështetje financiare, por vetëm varfëri.

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

“Një kryeministër që vjedh çdo ditë dhe që qytetarët e tij i duken qenie inferiore, të pavlerë, që përveç ndasive të shumëllojta, i ngriu rrogat sa erdhi në pushtet. Rrogat i ngriu për ju, pensionet i ngriu për ju, kurse për ju krijoi bordet komuniste. Vetëm në një vit çdo shqiptar ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për bukën e gojës. Ka shpenzuar një rrogë, dy pensione. Prandaj ikin shqiptarët, çfarë do të bëjnë të rinjtë në darën e varfërisë.”

Gjatë takimit që pati me qytetarët në Pukë, për të prezantuar kandidatin Rrok Gjonaj, Berisha sulmoi edhe kryetarin e Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi se ka dalë në terren për të blerë vota.

Më herët Sali Berisha prezantoi edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Fushë-Arrëzit, Hil Curri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›