E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushëllon policët për vrasjen e 4 kolegëve

Pas vrasjes se 4 policeve ne Durres, kryeministri Berisha ka zgjedhur te takoje funksionaret e larte e Policise se Shtetit. Ndersa theksoi se lufta kunder krimit ka nje cmim, Berisha shtoi se duhet marre shembull nga koleget e vrare 

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Premçi dhe funksionarët më të lartë të kësaj drejtorie pas vrasjes së katër policëve në qytetin e Durrësit.
Në takim Berisha shprehu qëndrimin e qeverisë për zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Kreu i qeverisë vlerësoi se sakrifica e 4 efektivëve duhet konsideruar si shembull për policët e tjerë.

“Erdha t’iu ngushëlloj dhe tu ftoj të ndiqni aktin shembullor e sakrifikues të katër shokëve tuaj të rënë në krye të detyrës”, u shpreh të takim kryeministri.

“Lufta kundër krimit ka një çmim, por ky çmim të përpiqemi tok që të jetë sa më i vogël”, vijoi fjalën e tij ai.

Berisha foli edhe për operacionin e kapjes së Dritan Dajtit. “Dajti edhe mund të asgjesohej, por policët zgjodhën të zbatojnë ligjin”, deklaroi kryeministri.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›