Berisha nostalgji për mitingjet: Janë festë e madhe për mua
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha është ndaluar për një moment edhe për ndryshimet e ndodhura në sheshin Skënderbej. Ai ka mborjtur vendim e Bashës për të prishur projektin e nisur nga Rama, që mendohet se i ka kushtuar buxhetit të shtetit një shumë prej 5 milionë euro.
Sipas Berishës, nuk mund të thuhet se sheshi tashmë është plotësisht në rregull, por është më mirë se në kohën e Ramës, pasi ka marrë një dimension njerëzor.
E ndërsa fliste për sheshin, Berishës nuk i ka shpëtuar dot fakti se ai është zvogëluar dhe nuk mund të bëhen më mitingje, për të cilët thotë se janë festë e madhe për të.
Tu kërkojnë të falur qytetarëve të Tiranës që i lanë dy vjet në vështirësi se bllokuan sheshin, këtë nuk e bëjnë. Kjo të kujton sikur kanë inat me ata. I bëri qytetarët e Tiranës dhe ata që vijnë të heqin të zinjtë e ullirit në trafik. Tani nuk është siç duhet por sheshi ka marrë përmasa njerëzore. Mos më flisni për mitingje se festa më e madhe për mua është mitingu. Njeriu dukej mikroskopik, tani qytetari duket kur kalon, tha Berisha.
Në fakt ka nostalgji, pasi në atë shesh kë realizuar kushedi sa mitingje, shpesh herë edhe të dhunshëm.