E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nuk do ketë zyrë në selinë e re tek SHQUP

63_bigKryeministri në largim, Sali Berisha, nuk do ketë zyrë në selinë e re të Partisë Demokratike.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama.

Sipas kësaj gazete, deri tani, në godinën e re të PD-së nuk është duke u përshtatur asnjë zyrë për ish-themeluesin e kësaj force politike. Në javën e dytë të shtatorit, ai do të lërë zyrtarisht edhe zyrën në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që rreth një muaj më parë i la pasardhësit të tij, Lulzim Bashës, zyrën e katit të tretë të godinës së vjetër të Partisë Demokratike. Të njëjtat burime saktësojnë se aktivitetin e tij si deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së ai mund ta ushtrojë në një zyrë private, në një prej kullave përballë ndërtesës ku qëndroi për tetë vjet./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›