E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nuk i ndahet Irena Gjokës, kreu i PD akuzon edhe ish-drejtuesin e SPAK Altin Dumani

Nga SPAK që i duhet të paraqitet dy herë në muaj, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj këtij institucioni dhe ndaj gjyqtares që i ka caktuar masën e sigurisë, Irena Gjoka. Ai thotë se në dëshminë që ajo ka bërë si person i paditur për fshehjen e një dënimi në Greqi, procesverbali nuk e ka firmën e hetuesit që ka marrë deponimet e saj.

“A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin”, tha Berisha.

Ndërkaq, për dosjen “Balluku” i pyetur pse nuk e ka bërë publike, Berisha deklaroi se duhet mbajtur sekret identiteti i bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

“Ka një ndryshim shumë të madh. Aty ka bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj kurrë që ata të tradhtohen.Për mua bashkëpunëtorët e drejtësisë janë njerëz shumë të çmuar, pavarësisht se kanë bërë gabime. Për mua bashkëpunëtorët e drejtësisë janë njerëz shumë të çmuar, pavarësisht se kanë bërë gabime. Por në fund të fundit, i kanë thirrur vetes dhe kanë gjetur një miligram liri njerëzore që t’i shërbejnë shoqërisë me dëshminë e tyre”, tha Berisha.

Në 30 prill në Gjykatën e Posaçme dëshmoi në gjyqin”Partizani” kallëzuesi i çështjes, Taulant Balla. në një dëshmi të gjatë ai rrëfeu se ish- kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndrri i tij duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për privatizimin e kompleksit. Të dy janë vënë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, ndërsa Malltezi edhe për pastrim parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›