E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nxjerr administratën dhe nxënësit në bulevard për Klinton, do shpërndahen 50 mijë flamuj

Edhe pse Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, vjen për një vizitë në Shqipëri në kuadër të një turi rajonal, kryeministri Sali Berisha sërish përpiqet ta paraqesë këtë vizitë në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Për këtë arsye dekori për 1 nëntor, kur edhe do të vijë Klinton, do jetë spektakolar. Siç raporton Shekulli, administrata ka marrë urdhër për të dalë atë ditë në bulevard. Po ashtu urdhër kanë marrë edhe shkollat. Në total mësohet se janë përgatitur 50 mijë flamuj shqiptarë dhe amerikanë, që do valëviten nga punonjësit e administratës dhe nxënësit përgjatë bulevardit qendror.

Klinton do të qëndrojë në Shqipëri vetëm tre orë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›