E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha përfaqësuesit të Kosovës: Jemi një komb

Kryeministri u shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që dy qeveritë të zhdukin çdo lloj ndryshimi midis dy vendeve.  Ai shtoi se ne jemi një komb dhe se duhet të shikojme njëri-tjetrin si një vend tjetër, por jo një si vend i huaj.  Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët vijoi kryeminstri duke shtuar se duhet të merren veprime konkrete ne njehsimin e sistemit te doganave, financave, arsimit, etj, në modelin e vendeve të Bashkimit Europian.  
 
Kryeministri konkludoi se kombi duhet të ndiehet një, duke respektuar pavarësinë e Kosovës.  Ai vërejti se progresi i Kosovës gjetë një vit e gjysëm qw nga pavarësia është i jashtëzakonshëm dhe se e sheh të ardhmen e saj me një optimizem të madh.  Kryeministri përfundoi se Kosova po faktohet si faktor stabiliteti.  
 
Kryeministri Berisha vlerësoi sukseset e qeverisë së Kosovës si brenda vendit ashtu dhe në arenën ndërkombëtare si dhe i kërkoi z. Mustafa t’i përcjellë Kryeministrit Thaçi përshëndetjet e tij më të përzemërta.
 
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendëshme dhe Siguri të Parlamentit të Kosovës, zoti Mustafa i kërkoi Kryemininistrit ndihmë me ekspertizë në reformën në fushën e rendit dhe sigurisë, kërkesë e cila u mirëprit  nga Kryeministri Berisha.  

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›