E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha paraqitet në SPAK dhe nis me akuzat: Xhafaj shkeli paktin me Dumanin! Ramën do ta ekstradojmë në SHBA

Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”, ndërsa gjykatësin e krahason me një kukull të partisë që vendos sipas kërkesave të tyre.

Referuar mesazhit që kryesocialisti i nisi një ditë më parë deputetëve të tij, Berisha hodhi akuza.

“Etjen Xhafaj është viktimë e marrëveshjes Rama-Dumani sepse shkeli paktin që nuk sulmohet SPAK pa autorizimin e Ramës” – tha Berisha.

Duke akuzuar SPAK s’e nuk po vepron ndaj rastit MCGonigal, kreu i PD tha se do ta ekstradojë Edi Ramën në SHBA.

“Perderisa keta ketu nuk po veprojne, hapi i pare i qeverise time do te jete nje kerkese drejtuar shtetit amerikan qe ta nxjerrin Edi Ramen para drejtesise se tyre” – tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›