E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha për Kodin e ri Penal: Ka dalë nga shpellat e mafies

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, është shprehur se ndryshimet e propozuara në Kodin e ri Penal “kanë dalë nga shpellat e mafies”.

“Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se Kodi i ri Penal parashikon burg për parkime, faturat e dritave, faturat e ujit, por thekson se parashikon përgjysmim të dënimeve për zyrtarët abuzivë.

“Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund të mos hartonte narkokodin. Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për kodin Rama-Ulsiu. Pra, kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët.” – u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›